Edisa Demollari është banorja e radhës që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë edicion të spektaklit.
Pas eliminimit, ajo u përball në studio me moderatorin, ku nuk munguan momentet e sikletshme nga ana e Ledionit, teksa e pyeste nëse kishte diçka tjetër për t'i thënë.
“Ke diçka që do të më thuash, nuk të vjen çdo ditë ky rast”, iu drejtua ai, ndërsa Edisa u shfaq e habitur dhe disi në siklet, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë.
"Po që ta dish ti dhe ndonjë njeri tjetër në Big Brother unë kam pëlqyer vetëm një bionde dhe ajo nuk është konkurrente sezonale", i tha më pas Liço.
"Jam e lumtur për këtë", u kundërpërgjigj Edisa.

