MAGAZINË /

'Kam humbur një mik' , Lim Hoti u jep sinjale banorëve se Shpat Kasapi ka ndërruar jetë! Si reaguan ata?

Shkruar nga Versus

'Kam humbur një mik' , Lim Hoti u jep sinjale banorëve se

Lim Hoti është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, i cili u bë pjesë e shtëpisë të premten.

Teksa ndodhej në lavanderi, ai ndau me banorët një moment emocional, duke treguar se ka humbur një mik shumë të afërt. Pa përmendur emra, Lim la të kuptohej se bëhet fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi.

“Kam humbur një shok, një njeri që të gjithë e njihni, por nuk mund ta them. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh ai me emocion, duke shtuar më pas: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë, por ju të gjithë e njihni”.

Banorët u përpoqën të merrnin më tepër detaje, por Lim nuk dha informacione të tjera. Pas kësaj bisede, Vëllai i Madh i tërhoqi vëmendjen, duke i kujtuar se nuk i lejohet të flasë më tej për këtë temë./Versus.al

Poll