MAGAZINË /

Kamping për pushime? Habit Gerta Gixhari: Çadra është për fakirët

Shkruar nga Versus

Kamping për pushime? Habit Gerta Gixhari: Çadra është

Mbrëmjen e djeshme një diskutim mbi pushimet verore mes moderatoreve të “Goca dhe Gra” u kthye në përplasje mendimesh. Shkak u bë një sondazh i publikuar ku rezultonte se 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.

Fituesja e BBVIP Egla Ceno përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta Gixhari e cila me një ton kritik u shpreh se çadra është për personat e varfër.

Diskutimi në studio:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli. Versus.al

Poll