MAGAZINË /

Kandidati presidencial i Realit bën premtime: Kemi gati kontratat me 2 yje ndërkombëtarë

Shkruar nga Versus

Kandidati presidencial i Realit bën premtime: Kemi gati kontratat me 2 yje

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, ka deklaruar se i ka gati dy transferime të mëdha për këtë verë nëse fiton zgjedhjet kundër Florentino Perez.

“Los Blancos” pritet të mbajnë zgjedhje presidenciale për herë të parë pas 20 vitesh, me Riquelmen që ka hyrë zyrtarisht në garë kundër presidentit aktual.

Riquelme prezantoi të shtunën garancinë bankare prej 187 milionë eurosh, çka i dha të drejtën për të kandiduar.

Zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 7 qershor, ndërsa ai ka nisur menjëherë fushatën me një deklaratë ambicioze.

“Siç e kemi thënë edhe gjatë parakampanjës, do të kandidonim vetëm nëse kishim një projekt jashtëzakonisht të fuqishëm dhe frymëzues për madridistët… dhe ne e kemi atë. Do të prezantojmë projektin më të madh për anëtarët në 120 vitet e historisë së klubit – projektin më transformues në historinë e Real Madridit”, deklaroi Riquelme.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj menaxhimit të fundit të Perezit, sidomos për rinovimin e stadiumit ‘Santiago Bernabeu Stadium’, i cili ka tejkaluar ndjeshëm buxhetin fillestar.

“Ulëset janë më të ngjeshura, më të vogla – duhet të largohesh 10 minuta para pushimit vetëm për të blerë një pije apo ushqim… Kjo është rinovimi pas 1.7 miliardë eurosh?”, ironizoi ai.

Sa i përket projektit sportiv, Riquelme bëri premtime të mëdha për tifozët madrilenë.

“Kemi nënshkruar me dy yje ndërkombëtare. Dy superlojtarë ndërkombëtarë do të luajnë për Real Madridin”, deklaroi ai, duke shtuar se emrat e tyre mund të zbulohen në javët në vijim.

Poll