
Lufta në Iran ka sjellë kaos dhe probleme për futbollistët e huaj që aktivizohen në klubet e këtij vendi.
Sipas mediave, shumë skuadra kanë organizuar kthimin e lojtarëve nëpërmjet rrugëve tokësore, për shkak të pamundësisë së fluturimeve në këto kushte.
Klubi i Esteghalit ka ndihmuar sulmuesin e kombëtares, Jasir Asani, për t’u larguar nga Teherani, ndërsa futbollisti shqiptar i Traktorit, Regi Lushkja, tashmë ka kaluar kufirin.
Situata ka vënë gjithashtu në rrezik pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e ardhshëm, duke i shtuar pasojat sportive konfliktit në vend./Versus.al


