
Pasi përfundoi Big Brother VIP Kosova, mbaroi edhe “miqësia” mes opinionisteve. Raporti që nisi me rregullime të përbashkëta në hotel, përfundoi me fshirje nga Instagrami. Ditën e finales, ra në sy se Leonora Jakupi i kishte bërë “unfollow” Olta Gixharit.
Kjo e fundit, sapo u fikën dritat e spektaklit, ia ktheu me të njëjtën monedhë. Ndonëse gjatë netëve “Prime” tensioni mes tyre u ndje herë pas here, dyshja arriti t’i mbajë mospajtimet në heshtje larg zhurmës publike. Megjithatë, lëvizjet e fundit në rrjete sociale e konfirmojnë qartë: fundi nuk i gjeti aspak si fillimi. Versus.al

