MAGAZINË /

Katalanasit u mposhtën thellë nga Chelsea, Flick: Ju premtoj se do shihni Barcelonë tjetër

Trajneri e pranoi se situata është e vështirë, por theksoi se nuk e sheh të pamundur kualifikimin

Shkruar nga Versus

Katalanasit u mposhtën thellë nga Chelsea, Flick: Ju premtoj se do

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se ndeshja ndaj Chelseat mund të kishte marrë drejtim krejt tjetër nëse Ferran Torres do ta kishte shfrytëzuar rastin e hershëm për gol, ndërsa premtoi se do ta shohin një ekip tjetër në vijim.

Barcelona u mposht me rezultat 3-0 nga Chelsea, ndërsa një pjesë faji e bartë edhe Ronald Araujo, që u ndëshkua me karton të kuq.

"Patëm mundësinë të shënonim të parët, por nuk e shfrytëzuam. Pas kësaj humbëm shumë topa të lehtë dhe kjo duhet analizuar", tha Flick.

Tekniku gjerman theksoi se edhe kartoni i kuq i Ronald Araujo në pjesën e parë ndikoi drejtpërdrejt në humbjen 3-0.

"Luajtëm për shumë minuta me një lojtar më pak, ndërsa Chelsea është një skuadër shumë e fortë me topin në këmbë. Duhet ta pranojmë," u shpreh ai.

Flick nuk e mohoi se situata është bërë e vështirë, por nuk e sheh të pamundur kualifikimin.

"Do të jetë e vështirë të jemi mes tetë ekipeve më të mira, por nuk është e pamundur. Ju premtoj se do të shihni një Barcelonë tjetër. E shoh si stërvisim, intensitetin... gjërat janë krejt ndryshe nga gjashtë javë më parë", nënvizoi ai.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i Barçës shtoi se pavarësisht humbjes, ai mbetet optimist për sfidat e ardhshme.

"Duhet ta pranojmë këtë disfatë, por unë po shikoj me shumë optimizëm drejt ndeshjeve të radhës. Të shikojmë anën pozitive. Jam i lumtur që Raphinha është rikthyer, ndërsa Pedri pritet të kthehet së shpejti", përfundoi Flick.

Barcelona tani duhet ta mposhtë Frankfurtin në ndeshjen e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën me tetë ekipet më të mira të Ligës së Kampionëve.

Poll