MAGAZINË /

"Këto k**** do të vazhdojnë të jenë të zemëruara..."/ Hailey Bieber flet për divorcin nga Justin

Duke folur për Vogue, ajo tha se kishte një ndjesi se raportimet do të ndaleshin në një moment, pasi të gjithë mund ta shihnin se ajo mbetej e lumtur me bashkëshortin e saj.

Shkruar nga Versus

 

"Këto k**** do të vazhdojnë të jenë të

Me një deklaratë publike, Hailey Bieber vendosi t’i japë fund thashethemeve për një krizë në martesën e saj me Justin Bieber, duke iu përgjigjur ashpër kritikëve që kanë ricikluar skenarë ndarjeje për çiftin prej vitesh. Duke folur për Vogue, ajo tha se kishte një ndjesi se raportimet do të ndaleshin në një moment, pasi të gjithë mund ta shihnin se ajo mbetej e lumtur me bashkëshortin e saj. Megjithatë, kjo nuk ndodhi as pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.


"Mendova se pas shtatë vitesh, kjo do të kishte ndaluar. Por nuk ka ndodhur. Do të prisje që pasi të kishim një fëmijë, njerëzit të vazhdonin përpara, të relaksoheshin pak, por jo. Pra, këto k**** ndoshta do të vazhdojnë të jenë të zemëruara," tha ajo.


Ajo zbuloi se amësia ia ndryshoi rrënjësisht personalitetin, duke e bërë më të vendosur dhe të ndershme: Më parë nuk më pëlqenin fare konfliktet. Nuk ishte e lehtë për mua të shprehja se çfarë më shqetësonte ose kur dikush i tejkalonte kufijtë e mi. Por tani ndihem shumë më e qartë kur them: E dini çfarë? Kjo nuk më përshtatet mua.

Poll