Klubi i Futbollit të Tiranës ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Pas humbjes 0-1 me Teutën e cila ishte e treta radhazi, drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin i cili e mori drejtimin e pankinës më 31 tetor të vitit të kaluar.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale. KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.
Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, njofton klubi bardheblu.
Ndërkohë që skuadra ndodhet në vendin e parafundit në kampionat, bardheblutë kanë rikthyer si trajner Orges Shehin me të cilin fituan një herë titullin kampion. Versus.al

