
Një video e publikuar në rrjete sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, të cilët shfaqen në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij.
Pamjet kanë ndezur menjëherë spekulimet për një rikthim të mundshëm të çiftit në skenën televizive, konkretisht si prezantues në edicionin e ardhshëm të “Kënga Magjike”.
Në video, Luizi dëgjohet duke bërë një koment me ironi karakteristike: “E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.” Kaq ka mjaftuar për të shtyrë ndjekësit të aludojnë se dyshja e famshme mund të ngjiten në skenën e festivalit përkrah Arditit dhe vajzës së tij, Anna Gjebrea, e cila tashmë është konfirmuar si një nga prezantueset.
Megjithatë, vetë Luizi sqaroi më vonë se gjithçka ishte thjesht një shaka dhe nuk ekziston asnjë plan konkret që ai apo Kiara të jenë pjesë e prezantimit të festivalit. Si shumë herë në showbiz, një batutë e hedhur në moment u kthye në lajm.
Videoja virale:
View this post on Instagram







