Një kishë në Meksikë po bën bujë me ofërtën e tyre të pazakontë: shitjen e parcelave të tokës në parajsë.
Iglesia del Final de los Tiempos, e njohur si Kisha e Fundit të Kohëve, pretendon se pastori i saj ka marrë miratimin hyjnor gjatë një takimi personal me Perëndinë në 2017.
Sipas pastorit, ju mund të siguroni tokë në parajsë për 100 dollarë për metër katror.
Pastori madje premton dhe vende kryesore pranë pallatit të Zotit dhe një vend të garantuar në parajsë.
Është interesante se kisha pranon gjithashtu mënyra të ndryshme pagese, duke përfshirë PayPal, Google Pay, Visa, Mastercard dhe American Express, së bashku me plane të tjera fleksibël pagese.
Një video që bën xhiron e internetit tregon një rezidencë luksoze të rrethuar nga rrezet e arta me një familje të lumtur me katër anëtarë.
Madje thuhet se kisha ka bërë miliona dollarë që nga viti 2017 nga shitja e këtyre tokave në parajsë.
Mirëpo, shumë shikuesve iu ka munguar fakti që kjo video është në fakt një satirë.
Videoja është shpërndarë në platforma të ndryshme të mediave sociale dhe ka mbledhur mbi 1 milion shikime.
A Church in Mexico selling a plot of land in heaven for just $100.
— Chude Nnamdi (@chude__) June 27, 2024
Please who can loan me 100 bus? I wanna secure my heavenly loan. ???? pic.twitter.com/rOaJya5pty








