
Russell Brand ka kritikuar publikisht marrëdhënien që ish-gruaja e tij Katy Perry - tani zyrtarisht - ka me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Komediani britanik Russell Brand, i njohur për humorin e tij shpërthyes dhe për ndikimin në teoritë konspirative, bëri bujë të enjten në Phoenix gjatë një aktiviteti të organizatës konservatore Turning Point USA, kur komentoi jetën e tij personale dhe krahasimet që i bëhen: “Dëgjo, Katy Perry, unë isha e martuar me të. Ende e dua dhe jam i lumtur që nëna e saj është këtu për të më dëgjuar kur ta them këtë, por sinqerisht… nuk kisha asgjë kundër Orlando Bloom, por Justin Trudeau? Hajde tani! Mos më krahaso me atë djalë! Atë kukull globaliste!”
Brand, 50 vjeç, i cili aktualisht është i martuar me autoren dhe ilustruesen Laura Gallacher dhe ka tre fëmijë me të, ka një histori të komplikuar ligjore. Ai akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj katër grave, por u deklarua i pafajshëm në maj të vitit të kaluar. Procesi i tij gjyqësor është planifikuar të zhvillohet në vitin 2026.
Komediani u bë i njohur edhe për martesën e shkurtër me Katy Perry, nga viti 2010 deri në 2012, ndërsa divorci u lajmërua më 31 dhjetor 2011… përmes një mesazhi me tekst në telefon. /VERSUS

