Klea Huta dhe Elgit Doda i kanë dhënë fund zërave për një ndarje mes tyre, pas rreth dy vitesh martesë.
Vetë Klea ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto familjare dhe i ka uruar bashkëshortit ditëlindjen, duke shuar çdo dyshim. “Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të duam shumë”, ka shkruar ajo krahas një imazhi ku shfaqet me Elgitin dhe djalin e tyre, Krid.
Prej javësh qarkullonin aludime për një krisje në marrëdhënien e çiftit, por ata kishin zgjedhur të mos reagonin publikisht, as për t’i mohuar dhe as për t’i konfirmuar lajmet. Heshtja e tyre, e shoqëruar me fshirjen e fotove të përbashkëta në rrjete sociale – përfshirë edhe ato të dasmës – kishte ushqyer më tej thashethemet.
Megjithatë, me këtë postim dhe dedikim, Klea i ka dhënë fund njëherë e mirë zërave se ata nuk janë më bashkë. Aktualisht, në profilet e saj sociale, ajo ruan kryesisht foto me djalin e tyre, Kridin.
Klea Huta dhe Elgit Doda, prindër të një djali, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2023, në një ceremoni të mbajtur në jug të vendit, në praninë e familjarëve dhe miqve. Festa, e cila nisi pas mesnate, përkoi edhe me ditëlindjen e vogëlushit Krid, të cilën e festuan të gjithë së bashku buzë detit.


