
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se skuadra jonë përfaqësuese në 3 qershor do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Izraelin në atë që do të jetë testi i parë i muajit.
Kjo përballje do të luhet në ‘Air Albania Stadium’ në orën 20:00 dhe do të jetë përballja e 7 në historinë e këtyre dy përfaqësueseve. Ajo e 3 qershorit do të jetë sfida e parë miqësore mes kombëtares sonë dhe Izraelit, pasi 6 ndeshjet e mëparshme kanë qenë zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Evropianëve apo Botërorëve. Bilanci i këtyre 6 ndeshjeve flet për 2 fitore të skuadrës sonë kombëtare dhe 4 të asaj izraelite.
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore, atë ndaj Luksemburgut, edhe kjo do të luhet në Air Albania Stadium’. Versus.al

