MAGAZINË /

Konte nuk e do më në skuadër, futbollisti shqiptar lë Napolin dhe përfundon tek…

Pasi nuk gjeti hapësirë në formacionin e trajnerit Antonio Konte te Napoli, Hasa ka zgjedhur të mos qëndrojë në stol, por të shkëlqejë në fushë, edhe nëse kjo do të thotë të zbresë një kategori më poshtë.

Shkruar nga Versus

Konte nuk e do më në skuadër, futbollisti shqiptar lë

Mesfushori Luis Hasa, një nga emrat e shqiptarëve premtues të futbollit, ka bërë zgjedhjen e tij për sezonin 2025/26 – dhe ajo është fanella e Karrarezes në Serinë B! 

Pasi nuk gjeti hapësirë në formacionin e trajnerit Antonio Konte te Napoli, Hasa ka zgjedhur të mos qëndrojë në stol, por të shkëlqejë në fushë, edhe nëse kjo do të thotë të zbresë një kategori më poshtë.

Napoli e kishte marrë nga Leçe në merkaton e janarit, por me mbërritjen e Kontes, filozofia ndryshoi. Luisi nuk ishte më në planet e teknikut të famshëm dhe kështu erdhi vendimi: huazim në Serinë B, por pa të drejtë blerjeje. Marrëveshja u zyrtarizua këtë pasdite dhe është e qartë se Napoli beson ende tek Hasa, por dëshiron ta shohë në aksion, në mënyrë të vazhdueshme.

Te Karrareze, Hasa pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës, një vend ku ai mund të marrë kohë loje, përgjegjësi dhe të tregojë çfarë fsheh realisht në këmbët e tij.

Me stilin e tij dinamik dhe teknikën fine, pritet që Luis Hasa të bëjë bujë në Serinë B, ndërkohë që sytë e Napolit dhe tifozëve shqiptarë do të jenë gjithnjë mbi të. Tani i takon Hasës të tregojë se i përket niveleve më të larta!!  

Poll