MAGAZINË /

Kur klikimet kthehen në trauma për fëmijët, VIDEO-ja e influenceses Hatixhe Brika shkakton reagime

Në pamje, ajo duket se “shtyn dhe godet” një fëmijë të vogël, rreth 2-3 vjeç, si pjesë e një sfide, një veprim që ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim tek shumë ndjekës dhe qytetarë.

Shkruar nga Versus
Kur klikimet kthehen në trauma për fëmijët, VIDEO-ja e
Pamje të publikuara nga Hatixhe Brika

Hati, influencuesja e njohur e TikTok, është përfshirë sërish në polemika pas publikimit të një videoje që ka tërhequr reagime të forta.

Në pamje, ajo duket se “shtyn dhe godet” një fëmijë të vogël, rreth 2-3 vjeç, si pjesë e një sfide, një veprim që ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim tek shumë ndjekës dhe qytetarë.

Ky rast ka ndezur debate mbi fenomenin e përdorimit të fëmijëve për klikime, “like” dhe vëmendje në rrjetet sociale, duke theksuar rrezikun e ekspozimit të tyre në situata të rrezikshme ose të papërshtatshme.

Shumë influencues e kthejnë jetën e fëmijëve të tyre në një “biznes virtual”, ku privatësia dhe siguria e tyre shpesh i vihet në plan të dytë.

Ekspertët paralajmërojnë se një ekspozim i tillë i mundshëm i fëmijëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre emocional, psikologjinë dhe ndjenjën e sigurisë, duke krijuar pasoja që ndoshta nuk janë të dukshme menjëherë, por që mund të shfaqen më vonë në jetën e tyre.

Në këtë kontekst, reagimet e publikut tregojnë një shqetësim të gjerë për etikën e sjelljes së influencuesve dhe për kufijtë që duhet vendosur kur bëhet fjalë për fëmijët.

 

 

Poll