
Një ekip studiuesish nga Instituti Karolinska monitoroi gjendjen fizike të qindra njerëzve për gati gjysmë shekulli, duke matur qëndrueshmërinë, kapacitetin aerobik dhe forcën muskulore.
Rezultatet tregojnë se performanca fizike fillon të bjerë që në moshën 35 vjeç, madje edhe tek ata që mbeten aktivë.
Ajo që e bën studimin unik është se ai ndoqi të njëjtët njerëz vazhdimisht, në vend që të krahasonte grupmoshat e ndryshme një herë. Pamja e plakjes natyrale që jep është më e saktë dhe e besueshme.
Pavarësisht rënies graduale të formës fizike, lajmet janë inkurajuese: Ata që filluan të ushtroheshin më vonë në jetë arritën ta përmirësonin performancën e tyre deri në 10%.
Studiuesit theksojnë se aktiviteti fizik nuk mund ta ndalojë plakjen, por sigurisht që e ngadalëson atë. Hulumtimet janë duke vazhduar për të identifikuar faktorët biologjikë dhe mjedisorë që ndikojnë në përkeqësimin fizik me kalimin e viteve./Versus.al

