MAGAZINË /

“Kurth” për Kombëtaren Shqiptare? Polonia merr vendimin e papritur pak para ndeshjes

Shkruar nga Versus

“Kurth” për Kombëtaren Shqiptare? Polonia merr vendimin e

Kur ndodhemi në prag të ndeshjes vendimtare mes Polonisë dhe Shqipërisë, atmosfera është ndezur akoma më shumë pas lëvizjes së ndërmarrë nga Federata Polake e cila po konsiderohet si “kurth” për kuqezinjtë.

Çatia e stadiumit gjigant “PGE Arena” do të qëndrojë plotësisht e mbyllur gjatë kësaj ndeshje duke ndryshuar kështu kushtet e lojës. Me çatinë e mbyllur, krijohet ambient i izoluar që shndërrohet në “ferr” për lojtarët tanë.

Pritet që në stadium të jenë rreth 56 mijë tifozë, prej të cilëve vetëm 3 mijë shqiptarë. Ky vendim i federatës polake bën që zhurma e mbi 53 mijë zërave polakë të mos shpërndahet në ajër, port ë përplaset dhe shumëfishohet brenda stadiumit, gjë që krijon presion të madh psikologjik. Versus.al

Poll