
Ndërkohë që vetëm disa ditë kanbë mbetur nga nata finale e Big Brother VIP 5, në shtëpi kanë mbetur vetëm 12 banorë. Sot secili prej tyre iu përgjigj pyetjes lidhur me personin që sipas tyre duhet ta fitojë këtë edicion.
Përgjigjiet nisën nga kënëtari Mali, i cili zgjodhi Stenaldon si fitues, duke thënë: “Kur kam ardhur këtu, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoja si sfidë. Më duheshe një farë guximi. Kur kam parë Stenaldon, më ka treguar që ka shumë njerëz më të guximshëm se unë. Jo vetëm që më ka inspiruar mua, por jam i sigurt që ka inspiruar edhe shumë njerëz të tjerë”.
Edhe Nikol e zgjodhi Stenaldon si fitues, ndërsa ky i fundit zgjodhi Malin. Shëndriti zgjodhi Selin, duke u shprehur se ajo e meriton për arsyen se sipas tij, kontributi i banores në shtëpi ka qenë që nga dita e parë, duke krijuar situata për të cilan fliten ende.
Selin nga ana e saj u shpreh se ai që nuk duhet ta fitojë kurrë është Rogerti, ndërsa shtoi se ajo që meriton të prekë finalen është Brikena.
Rogerti ishte ai që zgjodhi Mirin. “Emri i vetëm që mund të fitojë Big-un është vetëm Miri. Pse? Për arsye se ai nuk ka ofenduar askënd këtu. Ka pasur gjithmonë një tonalitet shumë të qetë dhe një njeri që ka ditur të jetë fleksibël me lojtarë si puna ime dhe e Juelës. E rëndësishme është që Mirin, sado ta ulin, vetëm me sjelljen dhe edukatën e tij, është e vetmja arsye që Miri duhet ta fitojë. Të ishte kjo një shkollë, Miri do ishte ‘top’”, u shpreh Rogerti në argumentin e tij.
Të njëjtit mendim iu bashkua edhe Edisa, ndërsa Brikena dhe Mateo zgjodhën njëri-tjetrin si fitues.
Ndërsa Miri dhe Juela zgjodhën Rogertin si fitues të Çmimit të Madh, duke e cilësuar si banorin më me ndikim në shtëpi. Versus.al

