MAGAZINË /

Kush është i dashuri i Beatriçes së Shkodrës Elektronike?

Shkruar nga Versus
Kush është i dashuri i Beatriçes së Shkodrës
Beatriçe dhe i dashuri i saj Marcello Batelli

Shqipëria siguroi me meritë një vend në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës magjepsëse të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një përzierje unike mes etnosit shqiptar dhe tingujve elektronikë modernë, që ka pushtuar zemrat e audiencës europiane.

Pas shpalljes së kualifikimit, teksa publiku festonte, Beatriçe shpërtheu në emocion dhe ndau një puthje pasionante me partnerin e saj, Marcello Batelli një moment që u kthye në qendër të vëmendjes në rrjete sociale dhe emocionoi fansat.

Kush është i dashuri i Beatriçes së Shkodrës

Çifti, pavarësisht se ishte gjithmonë në turne, zgjodhi të ndalonte në komunën Auronzo, në provincën e Bellunos, Itali pas pandemisë, të tërhequr nga paqja dhe qetësia që të ofron natyra në këtë vend, ideale për krijimin muzikor.

“Ne jemi gjithmonë në lëvizje, por Auronzo na jep atë qetësi krijuese që shpesh na mungon në udhëtimet dhe qëndrimet tona më të gjata. Ne kemi nevojë për ajrin e malit tonë për të rimbushur bateritë tona. Nga heshtjet e tij dhe nga soditja e natyrës ne marrim ushqim të ri për mendim dhe frymëzim për projektet tona muzikore”, është shprehur Batelli për media italiane./Versus.al

 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Poll