
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja u detyrua të linte fushën e lojës pas dëmtimit në sfidën me Anglinë, për shkak të dëmtimit.
Fillimisht u duk se gjërat shkuan keq, por dëmtimin e kaloi shumë shpejt, mediat angleze shkruajnë se paraditen e djeshme Broja u rikthye te Bërneli.
Sulmuesi shqiptar ka kryer vizitat mjekësore me mjekët e skuadrës së tij, ku edhe do të shihet dëmtimi.
Bëhet fjalë për një ndrydhje të gradës së parë dhe mungesa e tij në fushë, pritet që të jetë vetëm disa ditë e më pas do të rikthehet në skuadër, për të tentuar të fitojë minuta me ekipin anglez të Bërnelit.
