MAGAZINË /

Lamtumirë letrës higjienike: Tualeti inteligjent japonez që po sfidon botën

Ngrohje në ndenjëse, shpëlarje automatike dhe pastrim me ujë, këto janë vetëm disa nga veçoritë që po e bëjnë “washlet”-in japonez të ndryshojë rregullat e higjienës personale dhe të sfidojë dominimin e letrës higjienike.

Shkruar nga Versus

Lamtumirë letrës higjienike: Tualeti inteligjent japonez që po

Japonia është e njohur për risitë teknologjike, nga trenat me shpejtësi të lartë deri te robotët që imitojnë sjelljen njerëzore. Megjithatë, një nga shpikjet më pak të reklamuar, por shumë më praktike dhe revolucionare, po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të miliona njerëzve: tualeti me bidet të integruar, i njohur si washlet.

Kjo teknologji, tashmë e përhapur gjerësisht në Japoni, ka për qëllim të zëvendësojë ose reduktojë ndjeshëm përdorimin e letrës higjienike. Nëpërmjet një sistemi të thjeshtë, por të zgjuar të pastrimit me një rrymë të kontrolluar uji, washlet-i ofron pastërti të avancuar, rehati dhe një ndjesi freskie, që shumë përdorues e përshkruajnë si “krejt ndryshe nga çdo përvojë tjetër në banjo”.

Sipas shumë vizitorëve që kanë provuar washlet-in gjatë udhëtimeve në Japoni, përvoja nuk kufizohet vetëm në aspektin higjienik. “Ndenjësja e ngrohur, shpërlarja automatike dhe funksionet e shumta elektronike të japin ndjesinë sikur ndodhesh në banjon e së ardhmes,” thotë një turist europian që sapo është kthyer nga Tokio.

Madje, jo pak janë ata që pohojnë se ajo që u mungon më shumë pas kthimit nuk janë peizazhet, ushqimi apo kultura… por tualeti inteligjent japonez.

 

Poll