MAGAZINË /

Lirohet "Sandokani" / Can Yaman, aktori turk me origjinë shqiptare, u ndalua për drogë në Stamboll

Ylli i serialeve turke dhe italiane përfshihet në një hetim mbi drogën dhe prostitucionin në Turqi

Shkruar nga Versus

Lirohet "Sandokani" / Can Yaman, aktori turk me origjinë

Ylli turk i kinemasë Can Yaman, i njohur në Shqipëri dhe Itali për rolet kryesore në disa seriale të sukseshme mes të cilëve Sandokan, është ndaluar së fundmi në Stamboll gjatë një aksioni policor kundër trafikut dhe përdorimit të drogës që ka përfshirë personazhe të famshëm, gazetarë dhe VIP-a turq.

Lirohet "Sandokani" / Can Yaman, aktori turk me origjinë

Sipas mediave turke, policia ka kryer një aksion në nëntë klube nate të Stambollit dhe disa persona janë arrestuar. Can Yaman, i cili ndodhej si klient në Hotel Bebek, është kontrolluar dhe rezultoi i përfshirë në hetim, por u lirua pas disa orësh, duke mos qëndruar në burg.

Më 10 janar 2026, aktori i njohur turk Can Yaman u ndalua, por u lirua disa orë më vonë, si pjesë e një operacioni antidrogë në Stamboll. Sipas gazetës Hurriyet, Prokuroria nuk kishte lëshuar një urdhër arresti për Yaman, por kishte urdhëruar kontrollin e nëntë lokaleve; megjithatë, dikush dyshohet se ka raportuar se aktori përdorte droga, dhe gjatë kontrollit në diskotekë iu gjetën disa substanca.

Lirohet "Sandokani" / Can Yaman, aktori turk me origjinë

Can Yaman ka lindur më 8 nëntor 1989 në Stamboll, nga prind me origjinë kosovare. Ai ka ndjekur liceun italian në kryeqytet dhe më pas ka diplomuar në jurisprudencë në Universitetin Yeditepe. Pas përfundimit të studimeve ka punuar në fushën e bashkimeve dhe blerjeve të bizneseve dhe ka shkruar artikuj për seksionin fiskal të gazetës Dünya, por shpejt kuptoi se jeta korporative nuk ishte për të ndaj dhe vendosi të përkushtohej ndaj aktrimit.

Një detaj që po tërheq vëmendje në Shqipëri është fakti që vetë Can Yaman ka pohuar së fundmi origjinën e tij shqiptare, duke theksuar lidhjen e tij me vendin e prindërve.

Lirohet "Sandokani" / Can Yaman, aktori turk me origjinë

Yaman është me prejardhje shqiptare nga ana e babait, pasi i ati i tij vjen nga diaspora shqiptare në Turqi me gjyshin e rritur në Prishtinë dhe gjyshen në Shkup. 

Ai gjithashtu ka thënë që nëna e tij është nga Kosova, duke theksuar kështu lidhjet e tij me komunitetet shqiptare në rajon.

Gjyshërit e tij, sipas Yaman, kishin ardhur në Turqi gjatë kohës së luftës dhe flisnin shqip mes tyre, megjithëse ai vetë nuk e mësoi gjuhën, pasi u rrit kryesisht në mjedis turk.

Edhe pse ai nuk flet shqip sot, Can Yaman ka theksuar në intervista se lidhjet e tij familjare me Shqipërinë dhe Kosovën janë pjesë e identitetit të tij, dhe kjo ka tërhequr shumë interes nga fansat shqiptarë dhe mediat në rajon.

Ky fakt, i kombinuar me skandalin në Turqi, ka bërë që mediat dhe fansat shqiptarë të ndjekin me kujdes çdo zhvillim mbi jetën private të aktorit./VERSUS 

Poll