
Lojtari debutues me fanellën e klubit londinez, Chelsea, Jesse Derry, 18 vjeç, u dërgua në spital të hënën pas një përplasje të tmerrshme me kokë gjatë ndeshjes kundër Nottingham Forest në Stamford Bridge.
Ajo që ishte ëndërr e lojtarit të ri, u kthye shpejt në makth pas përplasjes me Zach Abbott, që shkaktoi një ndërprerje të gjatë të ndeshjes.
Të gjithë u alarmuan për gjendjen e të riut, ndërsa babai i tij, Shaun Derry, ish-kapiteni i QPR-së, raportohet se ishte dukshëm i shqetësuar gjatë ndjekjes së ngjarjes. Futbollisti i ri mori oksigjen në fushë para se të transportohej me barelë dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital për trajtim të mëtejshëm.
Kjo ishte hera e parë që Derry luante minuta të plota për Chelsea-n këtë sezon, pasi kishte luajtur vetëm në FA Cup ndaj Wrexham dhe Hull City. Ai ka zhvilluar 29 ndeshje këtë sezon me ekipin U-21, duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 4 asistime. Versus.al

