
Mbrojtësi i Spanjës, Aymeric Laporte pritet të jetë një ndër të paktët titullarë që do të nisin nga minuta e parë ndeshjen me Shqipërinë të hënën në orën 21:00.
Ai zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Italisë dhe tani kërkon që e njëjta ndeshje të zhvillohet edhe ndaj Shqipërisë në stadiumin e Dusseldorf.
“Nuk jemi një ekip që presim, por jemi një ekip që vrapon. Ndeshjet e para ishin ndaj skuadrave shumë të forta, përfshi kampionen në fuqi të Europës. Ekipi është përgatitur për të fituar Euro 2024”, tha ai.
Por ndërkohë, tek Spanja për ndeshjen kundër Shqipërisë, mësohet se do të mungojnë një pjesë e mirë e lojtarëve që zakonisht luajnë titullarë. Kjo i rrit shanset e kuqezinjve për të fituar dhe për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit. Versus.al








