MAGAZINË /

Loredana nuk përmbahet ndaj Mozzik-ut: Më urren kaq shumë sa gëzohet kur më sheh keq!

Loredana Zefi ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Mozzik, duke sqaruar se nuk i ka ndaluar kurrë të takojë vajzën e tyre, Hanën. Ajo reagoi edhe ndaj këngës së fundit të reperit, “Diss”, duke thënë se fjalët e përdorura janë të rënda dhe lëndojnë vajzën.

Shkruar nga Versus
Loredana nuk përmbahet ndaj Mozzik-ut: Më urren kaq shumë sa
Loredana Zefi

Në një intervistë për “Mirëmbrëmja Yje” me Arbana Osmanin, Loredana Zefi ka folur për herë të parë hapur për marrëdhënien e saj me Mozzik, që nga njohja, lidhja, shtatzënia, ndarja dhe polemikat që pasuan, deri te kënga e fundit e reperit, “Diss”.

Ajo ka sqaruar se nuk i ka ndaluar asnjëherë Mozzik-ut të takojë vajzën e tyre Hanën, duke përgënjeshtruar deklaratat e reperit që mund të nënkuptonin të kundërtën. 

"Ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur vajza dhe problemet e para që jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve ndoshta ndonjëherë i kam shkruar 's'ke për ta takuar vajzën', po ato kanë qenë ajo pjesa që aq keq je emocionalisht, sa nuk di çfarë flet. Kanë qenë javët e para ndoshta po, por jo vite ose muaj, siç e nxjerr ai. Ai ka të drejtë që të vijë ta shohë vajzën kur të dojë, derën e hapur e ka gjithmonë, po nuk e ka parë si detyrim për të ardhur."

Për këngën “Diss”, ku Mozzik përmend komente dhe akuzon Loredanën për lidhje dhe gjëra personale, ajo tha se e pati të vështirë ta ndiqte, por përpiqet të qëndrojë pozitive dhe të mos lëndojë vajzën.

"Isha në shtëpi, e kam parë. Thashë 'O Zot!' sepse është shumë e rëndë. Lexoja komentet, shumica e njerëzve thonin 'nuk bën' dhe ata që thonin 'njerëz, s'po e kuptoni që po i bën diss vetes?'. Dhe unë e mendova këtë, gjithmonë duke nxjerrë pozitiven, duke thënë që s'është ndonjë gjë e madhe."

Loredana shtoi se e ka informuar Mozzik-un se Hana e priti keq këngën.

"Asgjë, nuk e di. I thashë 'nëse do të flasësh me babin, fol. Nëse nuk do të flasësh me babin është e drejta jote.' Edhe tani normal që kjo e kupton."

Loredana tregoi se mendon se Mozzik e urren shumë dhe kënaqet duke e bërë të dalë si e keqja publikisht. 

"Nëse do të më sulesh mua, se ke urrejtje ndaj meje, sulmomë, nuk e kam problem, nuk më intereson, por përderisa përdor ato fjalë të fëlliqura në këngë, edhe me shumë vetëbesim, ato përfshijnë edhe vajzën. 

Po prapë është shumë i mençur se mund të thotë 'kam sharë veten me çfarë thonë njerëzit'. Sidomos t'i thotë emrin Karim-it sikur e njeh, mua më duket shumë e rëndë. 

Ndoshta mua më urren aq shumë sa s'ka qejf të m'i shohë sytë, dhe është OK, nuk po them asgjë, por mendoj që është thjesht urrejtje ndaj meje dhe qejfi i tij për të më parë mua keq." 

 

 

Poll