Prej muajsh, jeta private e moderatores Luana Vjollca ka qenë në fokusin e mediave rozë. Pak javë më parë, burime të shumta folën për një romancë të re me një emër të njohur në rrethet elitare të Tiranës: biznesmenin Drilon Xhepa.
Aludimet për një lidhje nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale nga Luana dhe Driloni, që sipas ndjekësve ishin realizuar në të njëjtin vend, pranë Kullës Eiffel. Edhe pse nuk pati një konfirmim publik, këto detaje mjaftuan për të ndezur thashethemet.
Driloni, i njohur si një djalë që vjen nga një familje sipërmarrësish, është përpjekur gjithmonë të ruajë privatësinë, larg vëmendjes së mediave.
Ndërkohë, një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendjen e publikut: Luana dhe Driloni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Kjo lëvizje ka ngjallur dyshime se marrëdhënia mund të ketë përfunduar po aq shpejt sa nisi. Disa aludojnë se është një strategji për të shmangur vëmendjen mediatike, ndërsa të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë./ IconStyle








