Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania para dy vitesh, Luiz Ejlli, foli këtë mëngjes në emisionin “Breaking” të Top News për jetën familjare dhe sfidat e famës.
Me humor, ai u shpreh se nuk do një dhëndër si vetja për vajzën Lunën, duke theksuar vlerësimin nga familja por edhe mungesën e perfeksionit: “Më bën të ndihem mirë, por të gjithë kemi problemet tona.”
Ejlli rrëfeu se prindërimi e ka bërë “trim”, sepse Luna e sheh dhe duhet të jetë shembull, por pranon se “kur Kiara i bie telefonit, më kap një dridhur”.
Ai theksoi dhe koston personale të karrierës së suksesshme.
“Mund të duket si mendjemadhësi, por ndonjëherë them: isha mirë kur isha keq. Është shumë e lodhshme, shumë stresuese. Dal nga studio, dua të ha një byrek, por njerëzit thonë: ‘Po ky ha një byrek.E kam të pamundur të ulem të pi kafe me një vajzë, sepse shumë njerëz thonë ‘Kush është ajo?’, fillojnë nëpër cepa lokalesh dhe është shumë e sikletshme.” u shpreh fituesi i BBV./Versus.al

