
Shqipëria ndezi skenën e Eurovision-it me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe.
Performanca e fuqishme në natën e parë gjysmëfinale solli ngjyra, energji dhe ritme që elektrizuan publikun, duke bërë që “Zjerm” të mos kalojë pa u vënë re. Emocionet ishin të forta jo vetëm për grupin, por edhe për ata që e kanë përjetuar më parë këtë skenë magjike.
Një prej tyre është Luiz Ejlli, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2006 me këngën “Zjarr e Ftohtë”. Ai reagoi përmes një postimi në rrjete sociale pas kualifikimit, duke treguar mbështetjen dhe mirëkuptimin e tij për emocionet që po përjeton Shkodra Elektronike në këtë moment historik.
Finalja e madhe pritet të mbahet këtë fundjavë dhe sytë tanë janë tek skena, me padurim për të parë se sa zjarr do të shpërthejë Shkodra Elektronike!








