MAGAZINË /

Mal Retkoceri refuzon të takohet me babain, Julian Deda: Mund t’i kishte dhënë dorën!

Shkruar nga Versus

Mal Retkoceri refuzon të takohet me babain, Julian Deda: Mund t’i

Çështja e Mal Retkocerit, pas refuzimit të tij për të takuar babain në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar reagime të shumta dhe jehonë të madhe publike.

Ngjarja u diskutua edhe në emisionin “Fun Club”, ku Julian Deda komentoi momentin e sikletshëm dhe mënyrën se si u menaxhua nga moderatorët.

Deda e cilësoi situatën si jashtëzakonisht delikate dhe komplimentoi Ledionin për mënyrën profesionale të menaxhimit të saj gjatë transmetimit live.

“Ishte një situatë shumë e sikletshme ajo mbrëmë, dhe komplimente për Ledionin që e zgjidhi në mënyrën më njerëzore të mundshme, sepse, duhet thënë kjo, për moderatorin ajo është e tmerrshme. Moderator që mban emision 5 orë, të vijë një moment si ky është e sikletshme dhe nuk është fare e lehtë'' u shpreh Juli.

Ai gjithashtu komentoi qëndrimin e Malit, duke theksuar se banori mund të kishte treguar respekt ndaj babait të tij dhe emisionit duke e takuar për një moment të shkurtër, pa pasur nevojë të zgjidhej gjithçka përpara kamerave, duke ruajtur kështu respektin dhe etikën.

“Nga ana tjetër mundet mendoj që Mali, për këtë lloj kurioziteti që ka sjellë kjo histori, mundet të kishte bërë një veprim shumë të thjeshtë, që për të respektuar gjithë atë ndërmarrje, unë mendoj që Mali është një nga personazhet më interesante që ka Big Brother, mund ta kishte takuar babain e tij dhe t’i kishte dhënë dhe dorën, dhe t’i kishte thënë që ‘shiko, gjërat e tjera do t’i diskutojmë pa kamera, por për respektin që ke ardhur deri këtu, për respektin e këtij emisioni, për të treguar që këtu gjaku nuk bëhet ujë’, jo për ta sqaruar në television”

 

Poll