
Ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Adion Puka, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim me karakter përkujtues dhe historik, në një periudhë kur është komentuar shpesh në media.
Në një Instastory të fundit, ai ka zgjedhur të kujtojë një datë të rëndësishme për Gjakovën dhe historinë e Kosovës, duke ndarë një imazh me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi sfond të kuq dhe mbishkrimin: “7 MAJ ’99 GJAKOVA MBROJTI NDERIN!”.

Ky mesazh vjen në përvjetorin e ngjarjeve të majit 1999 në Gjakovë, të lidhura me periudhën e luftës në Kosovë, që konsiderohen simbol i rezistencës dhe qëndresës së asaj kohe.
Postimi i Adion Pukës është interpretuar si një homazh për ngjarjet historike dhe personat e rënë gjatë luftës, duke marrë reagime të ndryshme në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë vlerësuar mesazhin e tij përkujtues./Versus.al

