MAGAZINË /

“Më mirë një kuti bizhuterish Louis Vuitton sesa fëmijë”, influencuesja australiane merr kritika të shumta

Shkruar nga Versus

“Më mirë një kuti bizhuterish Louis Vuitton sesa

Influencuesja australiane, Elle Ferguson, e gjeti veten në qendër të vëmendjes dhe shumë diskutimeve pasi ndau një postim në rrjetet sociale që shkaktoi reagime nga publiku.

Konkretisht, në një video të postuar gjatë një vizite në butikun Louis Vuitton, influencuesja 41-vjeçare pozoi me një kuti bizhuterish të stilistit në formën e një guaske, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 23,600 dollarë.

Ajo shkroi krahas postimit: "Sapo pashë dikë nga shkolla e mesme që postoi një foto të tre fëmijëve me mbishkrimin: 'Çfarë mund të jetë më mirë se kjo?' Me gjithë respektin e duhur, një kuti bizhuterish me guaska deti Louis Vuitton me vlerë 23,600 dollarë”.

Shtoi gjithashtu edhe një shënim të shkurtër: "Merreni këtë me një dozë humori”.

Kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Një pjesë e madhe e komentuesve e kritikuan qëndrimin e saj, duke e konsideruar atë pa shije dhe të tepruar.

“Shpresoj se po tallesh”, “Fëmijët janë më të mirë se një kuti bizhuterish Louis Vuitton”, “Ajo kuti nuk do të të thotë kurrë: ‘Mami, të dua më shumë se çdo gjë në botë’”, ishin disa nga komentet. Versus.al

 

Poll