AKTUALITET /

Aksident i rëndë rrugor në Bypass-in e Fierit. Përplasen dy makina, plagosen 4 persona

Dy prej të plagosurve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë rrugor në Bypass-in e Fierit. Përplasen dy

Mesditën e sotme, 4 persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në Bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostarit.

Dy automjete që udhëtonin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona.

Dy prej të plagosurve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Poll