MAGAZINË /

Shokohen tifozët e futbollit, Messi nuk do të grumbullohet në Botëror nëse s'është në formë

Vendimi final do të merret nga vetë lojtari.

Shkruar nga Versus

Shokohen tifozët e futbollit, Messi nuk do të grumbullohet në

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për gjendjen fizike të Lionel Messit dhe mundësinë e pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se ylli argjentinas nuk do të grumbullohet nëse nuk është plotësisht në formë.

“Messi do ta marrë kohën e tij. Vendimi është i tij dhe ne do ta presim deri në fund”, deklaroi Scaloni për “DSports”, duke lënë të kuptohet se federata dhe stafi teknik nuk duan ta rrezikojnë me gjendjen fizike të kapitenit.

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi i Inter Miamit ka pasur probleme me lodhjen muskulare në kofshën e majtë pas ndeshjes së fundit në MLS, çka ka ngritur pikëpyetje për gatishmërinë e tij para Botërorit.

Megjithatë, Messi vazhdon të jetë pjesë e planeve të Argjentinës dhe është përfshirë në listën paraprake të Kombëtares për Kupën e Botës 2026.

Scaloni shtoi se për të do të ishte “privilegj” nëse Messi vendos të luajë edhe një Botëror tjetër me Argjentinën, por vendimi final do të merret vetëm nga vetë lojtari. 

Poll