Konkurrentja e Big Brother Vip Kosova Alba Pollozhani ka ndarë së fundmi një përvojë personale dhe të dhimbshme gjatë një bisedë me Fjolla Morinën, duke treguar se si e ka kapur partnerin duke e tradhtuar.
“Më vjen për të vjell kur e kujtoj. Tradhto, tradhto çdo javë – bëhet një ngarkesë e madhe. I kam parë të gjitha shenjat në shtëpi haptazi: me të brendshme, me flokë, çdo gjë”, ka rrëfyer Alba.
Ajo theksoi se nuk ka qenë një incident i izoluar, por pjesë e një cikli të përsëritur.
“E patëm një problem herën e parë, më tha se i kishte rënë pishman, pastaj e njëjta histori. E kemi diskutuar shumë, por nuk kam marrë kurrë përgjigje. I thashë se tani jam e fokusuar komplet tek ti, edhe unë ndihem keq. A do të përkujdesesh, do jesh pranë meje? Nuk ka dhënë kurrë përgjigje”, shtoi ajo.
Alba dha edhe detaje të tjera mbi jetën private dhe partnerin aktual, duke ruajtur gjithsesi diskrecion mbi identitetin e tij.
Ajo e ka përmendur në shtëpi, por nuk ka zbuluar emrin dhe nuk ndan informacione me konkurrentët e tjerë, pavarësisht pyetjeve.

