Barazimi i Kombëtares Kuqezi me rezultatin 1-1 përballë Letonisë, ngjalli shumë pakënaqësi për shkak se në këtë mënyrë zvogëlohen shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë për herë të parë në Kupën e Botës.
Mes kritikëve, ishte edhe menaxheri i futbollit Roland Çelmeta i cili ka bërë një deklaratë të fortë në Euroneës gjatë ditës së djeshme. Ai u shpreh se pas ndeshjes me Letoninë të gjithë lojtarët, në dëshpërim kanë shkuar së bashku në kazino.
“Ka një moment kur ka mbaruar ndeshja me Letoninë. Ka një moment që të 23 lojtarët e grumbulluar kanë luajtur pas ndeshjes të gjithë bashkë. Të gjithë kanë qenë në kazino. Nuk i çoi Sylvinho, por të gjithë të dëshpëruar kanë shkuar në kazino pas ndeshjes me Letoninë”- u shpreh Çelmeta. Versus.al







