MAGAZINË /

Meriton Mjekiqi mban premtimin, zbulohet ku dhe kur nis programi i ri

Shkruar nga Versus

Meriton Mjekiqi mban premtimin, zbulohet ku dhe kur nis programi i ri

Meriton Mjekiqi ka zbuluar ekranin në të cilin do të jetë pjesë.

Siç kishte paralajmëruar gjatë ditës, ai sapo ka postuar emrin e televizionit nën të cilin do të realizojë programin e tij. Sigurisht nuk është aspak surprizë që ky sezon i ri televiziv e gjen moderatorin në Top Channel.

“A je bre normal?” titullohet emisioni i ri i cili do të nisë në janar 2025. Detajet e tjera nuk janë zbuluar ende.

Emri i emisionit vjen nga batuta e famshme e Meritonit gjatë programit “Gjoni Black”. Në promo shihen reperë të famshëm si Mc Kresha e Lyrical Son, Capital T, Big Basta e Don Xhoni i cili edhe u bë i famshëm nga emisioni i mëparshëm e Meritonit e tani rikthehet si një yll.

Emrat e tjerë kanë mbetur surprizë, por janari është fare pranë!

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: