MAGAZINË /

Meritoni nuk pranoi të komentonte lidhjen me Ilnisa Agollin, reagon gazetarja: Ëndrrat e një nate vere...

E pyetur nëse është penduar për lidhjen, Ilnisa tha: “nuk shquhem si njeri që pendohem”.

Shkruar nga Versus
Meritoni nuk pranoi të komentonte lidhjen me Ilnisa Agollin, reagon
Meriton Mjekiqi/ Ilnisa Agolli

Ish-finalisti i Big Brother VIP 3 Albania, Meriton Mjekiqi, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” , ku nuk pranoi të komentonte marrëdhënien e tij të kaluar me Ilnisa Agollin.

Gjatë transmetimit, nuk vonoi reagimi i gazetares Ilnisa Agolli, e cila në një Instagram Story shkroi: “Ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”. Postimi i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe solli spekulime të reja për marrëdhënien e ish-banorëve.

Meritoni nuk pranoi të komentonte lidhjen me Ilnisa Agollin, reagon

Pasi u vërejt reagimi i saj, gazetarja u telefonua nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, ku sqaroi qëllimin e postimit:

“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend të gjithë.

Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar,  nuk ka nevojë për koment”-tha Ilnisa.

E pyetur nëse është penduar për lidhjen, Ilnisa tha: “nuk shquhem si njeri që pendohem”.

Poll