MAGAZINË /

Mesazhi kuptimplotë i Marin Memës në BBVA pas tensioneve në rrjete sociale për incidentit Jozi-Gjesti

Gazetari duke u referuar tensioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës pas incidentit të rëndë mes Gjestit dhe Jozit, ku ky i fundit goditi me shpullë këngëtarin pejan, Marini theksoi rëndësinë e unitetit shqiptar.

Shkruar nga Versus

Mesazhi kuptimplotë i Marin Memës në BBVA pas tensioneve në

Mbrëmjen e djeshme katër finalistët e Big Brother Vip u suprizuan nga moderatorët e Top Channel.

Moderatorët zhvilluan biseda të ngrohta me, Gjesti, Rozana Radin, Laert Vasilit, Egli Takon por ajo që, u veçua ishte një mesazh kuptimplotë i dhënë nga gazetari Marin Mema.

Duke u referuar tensioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës pas incidentit të rëndë mes Gjestit dhe Jozit, ku ky i fundit goditi me shpullë këngëtarin pejan, Marini gjatë bisedës theksoi rëndësinë e unitetit shqiptar.

Ai u shpreh:

"Për mua bëtë një gabim të katërt: falënderuat të gjithë, por harruat diçka shumë të rëndësishme - miliona shqiptarë që ju ndjekin dhe ju mbështesin. Gjesti, ti ke një shtëpi në Shqipëri sepse është shtëpia jote, ashtu siç të gjithë ju keni një shtëpi në Kosovë sepse është shtëpia juaj. Asnjëherë nuk duhet të ngatërrojmë debatet individuale me atë që përfaqëson kombi ynë. Pavarësisht problemeve personale, ne si shqiptarë jemi një familje e madhe dhe duhet të punojmë gjithmonë për këtë.”/Versus.al

 

 

 

Tags:

bbva

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: