
Lionel Messi vijon të dhurojë magji edhe në moshën 37 vjeçare. Këtë e ka provuar edhe gjatë një ndeshje që ka zhvilluar së fundmi përballë Ksanas City në kushtet kur temperaturat ishin -17 gradë celcius.
Në një ndeshje e cila dukej se po shkonte drejt një barazimi pa gola, Messi në minutën e 56-të arriti të shënonte gol pas një kontrolli mjeshtëror të topit dhe goditjes me të djathtën.
Kjo ishte ndeshja e parë në Champions Cup të SHBA dhe me këtë gol Messi arrin në kuotën e 35 golave dhe 25 asistimeve në 40 ndeshje për Inter Miamin. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

