Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri (Armir Shahini), është rikthyer pranë familjes së tij, duke i dhënë fund spekulimeve për një krisje në marrëdhënien me bashkëshorten.
Ai ka ndarë në Instagram momente nga takimi emocionues me vajzën, ndërsa në video shihet edhe bashkëshortja e tij, Rabea.
Pamjet tregojnë një raport të ngrohtë mes çiftit, të cilët shfaqen të afërt dhe shkëmbejnë edhe një puthje, duke hedhur poshtë çdo dyshim për probleme mes tyre.

Edhe Rabea ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një foto pranë Mirit, ku të dy duken të qeshur dhe të qetë, e shoqëruar me një mesazh të thjeshtë dhe një emoji zemre.
Ribashkimi vjen pak ditë pasi Miri sqaroi publikisht se mungesa e bashkëshortes gjatë finales kishte të bënte vetëm me angazhimet e saj në Gjermani dhe jo me ndonjë konflikt në çift./Versus.al


