MAGAZINË /

Miri mëson deklaratën e babait të Selin: Është pervers

Shkruar nga Versus

Miri mëson deklaratën e babait të Selin: Është pervers

Miri hapi mbrëmë kutinë e Pandorës dhe nuk ishte aspak ajo që priste.

Lajmi i mirë ishte takimi me vajzën, ndërsa lajmi i keq ishte një akuzë e drejtuar nga babai i Selin, në javët e para të programit.

“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte ajo që Miri dëgjoi nga deklarata e babait, e thënë në një emision.

“Ndihem i fyer sepse nuk ka qenë ky qëllimi, nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë, e di çfarë është dashuria e prindit për vajzën, jam munduar të mbaj distancë për të mos u keqkuptuar. Nëse është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë ky qëllimi”, u shpreh Miri

I pyetur nëse do të ketë ndryshim qëndrimi ndaj Selin, ai tha: “Unë e kam parë me admirim atë vajzë sepse për moshën që ka kam pasur vlerësim. Shpesh e shikoj me syrin si vajzën time dhe them dashtë Zoti vajza ime bëhet një ditë si ajo.

Patjetër që do të ketë ndryshim. Do e vazhdoj marrëdhënien siç do të rezervohem, sepse nuk dua të perceptohem te ata siç jam perceptuar.”/Versus.al

 

Poll