Armir Shahini, i njohur si Miri, mbetet një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, veçanërisht për përballjet e tij të forta brenda shtëpisë.
Së fundmi, ai është shfaqur i emocionuar gjatë një bisede me Alesion, ku ka folur për motivin e tij për të vazhduar lojën.
Miri theksoi se, ndryshe, do të kishte larguar që në fillim, por ka një arsye shumë të fortë që e mban të vendosur në garë.
“I kemi hyrë kësaj loje dhe do ta çojmë deri në fund, sa të kemi takat. T’u dorëzohemi para këtyre? Kush është njeriu këtu që kam përballë dhe ka kaq vlera? Çfarë nuk po kalojmë… të dorëzohemi tani? Në muajin e parë kisha ikur unë dhe do të kisha marrë fitoren time, por tani po qëndroj për sedër, për inat. Një ditë do ta kuptosh arsye shumë të fortë që më mban këtu,” u shpreh Miri.
Ai gjithashtu sqaron se marrëdhënia e tij me Selin ka qenë e keqkuptuar, duke shtuar se nuk ka ndjenja romantike dhe e ka parë si vajzën e tij./ Versus.al

