
Mes mistereve më të vogla të grabitjes së Louvre-it të dielën e kaluar është identiteti i një burri me kapele, pallto të errët dhe jelek bezhë, i fotografuar disa orë më vonë në vendin e ngjarjes.
Qëndrimi i tij i drejtë dhe eleganca paksa e modës së vjetër, që binte në sy krahasuar me dy policët e mbështetur lehtësisht mbi Peugeot-in e shërbimit, tërhoqën vëmendjen e Melissa Chen, bashkëpunëtore e gazetës britanike The Spectator, e cila shpërndau imazhin në X duke thënë se bëhej fjalë për një detektiv francez.
Në rrëmujën e shaka-rreth francezëve dhe përmendjeve të inspektorit Clouseau që u përhapën në rrjet që nga e diela, Chen shkroi për burrin misterioz:
''Foto reale (jo krijuar me AI!) e një detektivi francez që po merret me rastin e Bizhuterive Mbretërore franceze të vjedhura nga Louvre-i në një grabitje në mesditë.
Në njëfarë mënyre duket sikur po tymos edhe pa cigare në dorë, por gjithçka që dini për jetën po ju thërret: ky rast është zyrtarisht i humbur!
Për ta zgjidhur, na duhet një detektiv i padalluar, mbipeshë, i lodhur dhe në mes të një divorci. Një alkoolist funksional që të gjithë kolegët e tij e urrejnë.
Nuk ka asnjë shans ta zgjidhësh me një detektiv që mban fedora-n (kapele e tipit klasik)pa ironi.''
Actual shot (not AI!) of a French detective working the case of the French Crown Jewels that were stolen from the Louvre in a brazen daylight robbery.
— Melissa Chen (@MsMelChen) October 22, 2025
Somehow he looks like he’s smoking even without a cigarette in his hand, but surely everything you know about life is screaming… pic.twitter.com/YaaoGbzSjE
Postimi i gazetares pati sukses të madh, u shikua nga miliona njerëz në mbarë botën, disa prej të cilëve u përpoqën të verifikonin nëse fotoja ishte autentike dhe të imagjinonin se kush ishte ai burrë.
Në valën e stereotipeve për francezët, nuk munguan supozimet se mund të ishte Alain Delon ose Jean-Paul Belmondo i rilindur, por të enjten (23 tetor), autori i fotos sqaroi së paku se nuk bëhej fjalë për një detektiv.
Thibault Camus, fotograf i Associated Press që realizoi imazhin, konfirmoi se fotoja ishte autentike dhe nuk ishte modifikuar me inteligjencë artificiale:
“Nuk e njoh, nuk di nëse është francez. Ndoshta një turist? Ndoshta anglez.”
Thjesht një kalimtar, i fotografuar si shumë të tjerë. Por kapeleja bëri diferencën./Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       