
Kjo e diel, 3 maj, pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave të Instituti i Gjeoshkencave, nuk priten reshje në asnjë prej qarqeve, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe të përshtatshme për aktivitete në natyrë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të moderuara, duke shënuar vlera tipike pranverore. Në zonat bregdetare, minimalet pritet të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 22°C. Në vendet e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 7°C në mëngjes deri në 22°C gjatë mesditës. Ndërkohë, zonat malore do të jenë më të freskëta, me temperatura që variojnë nga 2°C deri në 16°C, duke patur kështu luhatje të konsiderueshme mes temperaturave minimale dhe ayre maksimale.
Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet do të ketë herë pas here forcime të përkohshme.
Në përgjithësi, dita e sotme paraqitet e qetë dhe e favorshme për lëvizje, pushime apo aktivitete në ambiente të hapura.

