MAGAZINË /

Moti për ditën e enjte, temperaturat shkojnë në 40 gradë

Shkruar nga Versus

Moti për ditën e enjte, temperaturat shkojnë në 40

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. 

Era parashikohet të jetë nga  veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 37°C

në zonat e ulëta 21 deri 40°C  

në zonat bregdetare 22 deri 37°C

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: