MAGAZINË /

Moza Ahmeti bën rrëfimin e rrallë për partnerin 25 vite më të ri: Është një sakrificë për dashurinë, nuk ndahem dot

Shkruar nga Versus

Moza Ahmeti bën rrëfimin e rrallë për partnerin 25 vite

Mimoza Ahmeti, e cila tashmë është pjesë e Ferma VIP 3, ka ndarë me publikun dhe banorët një histori  të veçantë nga jeta e saj personale.

Gjatë një bisede të sinqertë me me një nga fermet e tjerë Ervinin, ajo ka folur për partnerin e saj, një djalë me origjinë nga Polonia, i cili është disa vite më i ri se ajo.

“Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin".

"Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër", theksoi tutje.

Gjatë bisedës, ndau edhe momentin kur u njohën.

Mimoza tregoi se djali ishte një ndjekës i saj në Facebook dhe i shkruante prej vitesh.

“Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’ tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot”.

Poll