MAGAZINË /

Mrekulli në ajër! Gruaja hidhet nga 103 metra lartësi për tu vetëv*ar, shpëton pa asnjë demtim

Një drejtues automjeti që po kalonte aty pranë e vuri re gruan të kapur në rrjetë dhe njoftoi menjëherë shërbimet e urgjencës. Gruaja kishte arritur të dilte vetë nga rrjeta dhe u gjet më pas nga zjarrfikësit në një shteg të afërt.

Shkruar nga Versus

Mrekulli në ajër! Gruaja hidhet nga 103 metra lartësi për tu

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur më 1 shtator në Francë, ku një grua rreth të 40-ave ka shpëtuar mrekullisht pasi u hodh nga ura e njohur e Ponsonnas, në rajonin e Isère. Ura e lartë 103 metra, që njihet si destinacion për kërcime me litar elastik, ndodhet mbi lumin Drac, një degë e lumit të madh që i jep emrin departamentit.

Gruaja, sipas burimeve lokale të cituara nga "La Dépêche", dyshohet se kishte qëllim vetëvrasjeje. Megjithatë, ajo u shpëtua në mënyrë të pabesueshme nga një rrjetë sigurie e vendosur nga një kompani që organizon kërcime me litar në atë zonë. Rrjeta ishte vendosur vetëm pak metra mbi sipërfaqen e tokës dhe ujit, duke shmangur kështu një tragjedi të sigurt.

Një drejtues automjeti që po kalonte aty pranë e vuri re gruan të kapur në rrjetë dhe njoftoi menjëherë shërbimet e urgjencës. Gruaja kishte arritur të dilte vetë nga rrjeta dhe u gjet më pas nga zjarrfikësit në një shteg të afërt. Ajo u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare të Grenoble për kontrolle mjekësore.

Sipas raportimeve, një letër e gjetur në makinën e saj konfirmon se ajo kishte menduar t’i jepte fund jetës. Megjithatë, ndërhyrja e rrjetës shpëtuese ndryshoi fatin e saj.

Ura e Ponsonnas është e njohur jo vetëm për sportet ekstreme, por fatkeqësisht edhe për rastet e shumta të vetëvrasjeve. Autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla, përfshirë vendosjen e barrierave dhe sinjalistikës paralajmëruese.

 

Poll