MAGAZINË /

Myrto Uzuni reagon pas akuzave për ‘pastrim parash’: Investimi në Palasë është me të ardhurat e mia

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka reaguar pas akuzave në rrjet për blerjen e një hoteli në Palasë, duke i quajtur shpifje dhe duke theksuar se investimi është bërë me të ardhura të deklaruara dhe të ligjshme.

Shkruar nga Versus

Myrto Uzuni reagon pas akuzave për ‘pastrim parash’: Investimi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka reaguar publikisht pas lajmeve dhe komenteve të shumta në rrjet lidhur me blerjen e një hoteli në Palasë të Vlorës, investim që ka nxitur edhe akuza për të ashtuquajtur “pastrim parash”.

Përmes një statusi, Uzuni mohon kategorikisht çdo pretendim të tillë, duke theksuar se investimi është bërë me të ardhurat e tij të ligjshme dhe të deklaruara. Futbollisti shprehet se ka pasur mundësi të investojë edhe jashtë Shqipërisë, por ka zgjedhur ta bëjë këtë në vendin e tij, për shkak të dashurisë dhe besimit që ka tek e ardhmja e Shqipërisë.

"Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Kam pasur mundësi të investoj edhe në Spanjë, por zgjodha Shqipërinë sepse e dua vendin tim. Ndoshta nuk jeni mësuar që futbollistët të investojnë, por unë besoj tek e ardhmja e vendit tim dhe dua të kontribuoj këtu. Pres që njerëzit të ndajnë dashurinë dhe mbështetjen për këtë vendim, sepse çdo investim që bëj është për Shqipërinë. Akuzat dhe shpifjet për pastrim parash janë të pavërteta. Paratë e mia janë të deklaruara dhe nuk kanë asnjë lidhje me 'paga mesatare' - paga ime është publike dhe e njohur. Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt. Respekt dhe dashuri për të gjithë! Myrto Uzuni", shkruan Uzuni në reagimin e tij./Versus.al

Myrto Uzuni reagon pas akuzave për ‘pastrim parash’: Investimi

 

Poll