MAGAZINË /

“Ndajmë kujtime, jo më plane” – Alba konfirmon ndarjen nga Lim Hoti

Përmes një postimi në InstaStory, Alba ka bërë të ditur se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar.

Shkruar nga Versus
“Ndajmë kujtime, jo më plane” – Alba konfirmon
Lim Hoti/ Alba Pollozhani

Pas përfundimit të aventurës në Ferma VIP 2, duket se rrugët e dy ish-konkurrentëve, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, janë ndarë edhe jashtë kamerave.

Përmes një postimi në InstaStory, Alba ka bërë të ditur se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar. Ajo sqaron se, pas një periudhe reflektimi, të dy kanë marrë vendimin që të ndjekin rrugë të ndara, duke zgjedhur secili të ecë përpara në mënyrën e vet.

Postimi i plotë i Albës:

“I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara.

Ndajmë kujtime, jo më plane.

Ju falënderoj për mirëkuprtimin dhe për hapësirën.

Jeta vazhdon.

 

Poll